Dy motrat Era dhe Nora Istrefi publikuan ditën e djeshme këngën e parë së bashku të quajtur ‘Nuk e di’.
Vetëm 24 orë pas publikimit të klipit, kënga ka marrë mbi 1 milion klikime.
Motrat Istrefi vijnë shumë sensuale në klip, por një detaj ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Në disa momente Nora shfaqet me një mace të zezë, e cila siç duket ka kushtuar më shumë se sa e mendonit.
Macja është e racës ‘Ashera’ dhe konsiderohet si macja më e shtrenjtë në botë, pasi çmimi varion mes 20,000 dollarë dhe 100,000 dollarë.