Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
1.5kmh
0 %
Enj
23 °
Pre
28 °
Sht
28 °
Die
31 °
Hën
33 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Epo t’ëmën e …”, gazetari kritika qeverisë: Serbia e ka mirë me të gjithë dhe përfiton vaksina, ne u mërzitëm se na ofroi Rusia vaksinën, u dukëm europianë dhe Europa s’na dha gjë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

728ea1a6974ac2d14e49d4f16da20c15

Gazetari Mentor Kikia ka kritikuar qeverinë në lidhje me qëndrimet që mban për sa i përket vaksinave, duke sulmuar BE-në dhe vendet e tjera që na ofrojnë vaksina.

Sipas tij, Serbia i ka marrëdhëniet e mira me të gjitha shtete, ndaj edhe ëprfiton vaksina, siç ishte rasti i sotëm ku morën nga Kina 1 milionë doza, ndërkohë që qeveria jonë u mërzit aq shumë me Rusinë që i ofroi vaksinën, aq sa e quajti edhe provokim.

Gazetari thotë se kjo vjen për shkak se duam të dukemi europianë, por edhe Europa sërish nuk na dha gjë, madje na bëri edhe një notë proteste kur guzuam ta kritikonim.

“Çfarë ti thuash kësaj pune!

Serbia, me negociata të hapura me BE-në.

Mirë me Europën, mirë me Amerikën, mirë me Rusinë

Mirë me Turqinë e mirë me Kinën

Merr 1 milion vaksina nga Kina dhe i tregon edhe flamurin në aeroport. Ndërsa ne u mërzitëm aq shumë me Rusinë që na tha “po të doni, mund të merrni edhe vaksinën tonë”, sa që e quajtëm provokim diplomatik, për tu dukur sa më shumë europianë.

Por sërish Europa s’na dha gjë. Dhe kur guxojmë edhe ta kritikojmë pak, Eurona na bën edhe nota proteste.

Andej nga Korca kësaj i thonë: Epo t’ëmën e…”, shkruan gazetari Mentor Kikia.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img