Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
4.1kmh
20 %
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
32 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Epidemiologu Ilir Alimehmeti: Vaksinimi për 14 muaj është një periudhë shumë e gjatë, dimri i ardhshëm mund të përkeqësojë situatën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

dcfad3a6e50450522a3f911dbe22de97

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur ditën e sotme në lidhje me situatën e vaksinimit anti-COVID në vendin tonë.

Duke iu referuar deklaratës së kryeministrit Rama se për 14 muaj do të vaksinohet e gjithë popullsia, Alimehmeti tha se kjo është një peirudhë shumë e gjatë, ndërkohë që do të ishte më mirë që vaksinimi të bëhej për 6-9 muaj.

Mjeku tha për Fax News se dimri i ardhshëm mund ta përkeqësojë situatën, ndaj edhe vaksinimi duhet të bëhet sa më shpejt që është e mundur.

“14 muaj në fakt është një kohë tejet e gjatë, gjithë ideja në këtë  moment është që të shkurtojmë kohën në çfardo lloj mënyre që do të jetë e arsyeshme nuk ka pse të shohë vetëm një kandidat vaksinash, kemi disa.

E vërtet që kryeministri ka thënë 14 muaj, tashmë një muaj ka kaluar nga ajo deklaratë, kështu që bëhen 13, por megjithatë në këtë periudhë kemi dimrin tjetër ndërmjet.

Dimri siç e pamë shumë qartë është periudha më e keqe e mundshme për ktë lloj virusi, kështu që atij dimri të ardhshëm ne duhet t’i dalim përpara.

Skenari që do të preferonim të dëgjonim do të ishte diçka që ka të bëjë me 6 deri në 9 muaj, pasi 14 do të thotë të kapërcehet edhe dimri i ardhshëm dhe mund të jetë problematike kjo periudhë”, tha mjeku Alimehmeti.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img