Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Epidemiologu Alimehmeti: Vaksina nuk ndikon në fertilitetin e meshkujve ose femrave, nënave shtatzëna u jepen këshilla të panevojshme

Shkruar nga Newsbomb
Epidemiologu Alimehmeti: Vaksina nuk ndikon në fertilitetin e meshkujve ose

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka dalë kundër teorive konspirative se vaksinat anti-COVID ndikojnë në fertilitetin e meshkujve apo femrave.

Përsa i përket vaskinimit të nënave shtatzëna, mjeku u shpreh  në “Kjo Javë” se nuk ka asnjë rrezik që ato të vaksinohen, por ndonjëherë atyre u jepen këshilla të panevojshme.

PYETJA: Çfarë niveli IGG duhet të kemi për t’u siguruar që mos marrim vaksinën?

ALIMEHMETI: Nuk ka siguri. OBSH ka vënë prag 50. Po ta shihni ky është kriteri që mjafton. Sërish them kjo 50 jo detyrimisht e dimë çfarë është. Është vendosur me konsensus. Në mjekësi gjithmonë diku e vendosin vizën.

Mund të jetë momenti kur antitrupat kanë rënë qetësi dhe më pas ngrihen lart. Ka njerëz që i bëjnë muaj për muaj analizat dhe rezulton se ka dhe ngritje.

PYETJA: A ndikon vaksina në sterilitetin e meshkujve?

ALIMEHMETI: Jo.

PYETJA:A Shtatzënat, a duhet të vaksinohen?

ALIMEHMETI: Më shumë sensisitive sesa me riskun. Nuk i dëmton fertilitetit. Nuk është çështja. Në shëndetësi duam të bëjmë studimet, të kemi disa fakte. Pse s’kemi fakte, se vaksinat janë bërë në janar. 8 muaj kanë kaluar. Shtatzënia zgjat 9 muaj. Duhen bebet e para me nëna dhe baballarë që janë vaksinuar para shtatzënisë. Nuk ka sinjal apo flamur të kuq për kujdes. Është diçka sensitive dhe dihet të që nënave shtatzëna u jepen mijëra këshilla edhe të panevojshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll