Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
67 %
2.6kmh
75 %
Enj
16 °
Pre
17 °
Sht
18 °
Die
16 °
Hën
11 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Epidemiologu Alimehmeti publikon studimin dhe jep lajmin e mirë: Imuniteti natyror është superior ndaj vaksinave për sa i përket…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Epidemiologu Ilir Alimehmeti edhe një herë ka publikuar një shkrim, ku analizon efektivitetin e mbrojtjes nga infeksioni i kaluar i koronavirusit dhe nga skema e vaksinimit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale epidemiologu tregon se të dhënat e publikuara më 12 dhjetor të këtij viti, janë përfituar nga të dhënat zyrtare të mbikëqyra nga autoritetet e Republikës Çeke.

Rezultatet treguan se imuniteti natyror është qartësisht superior ndaj vaksinave për sa i përket shtrimeve në spital dhe vdekjeve.

Postimi i plotë:

🌲 “Vëzhgoje thellë natyrën dhe do të kuptosh çdo gjë më mirë”

Cit.: Albert Einstein

🙏 Miqtë e mi, një tjetër studim madhor konfirmon efektivitetin e mbrojtjes nga infeksioni i kaluar COVID-19 dhe nga skema e vaksinimit!

🇨🇿 Të dhënat e prepublikuara më datë 12 Dhjetor 2021 janë përftuar nga të dhënat zyrtare të mbikqyryra nga autoritetet më të zyrtare të Republikës Çeke:

🇨🇿 Ministria e Shëndetësisë dhe

🇨🇿 Instituti i Informacionit dhe Statistikave Shëndetësore

🇨🇿 Akademia e Shkencave

✅ Në studim është hulumtuar E GJITHË POPULLATA ÇEKE E VAKSINUAR APO QË KA KALUAR INFEKSIONIN DHE NUK ËSHTË VAKSINUAR.

🇨🇿 Nga popullata totale prej 10.701.077 e Republikës Çeke, deri më 20 Nëntor 2021:

👉 6.287.356 individë janë të vaksinuar, dhe

👉 1.996.080 individë janë të infektuar më parë.

🦠 Efektiviteti i vaksinave kundër infektimit (PCR pozitive):

💉 Pfizer (Cominarty):

👉 87% pas 0-2 muajsh nga doza e dytë,

👉 53% pas 7-8 muajsh nga doza e dytë,

👉 92% pas dozës së tretë (Pfizer).

💉 AstraZeneca (Vaxzevria)

👉 83% pas 0-2 muajsh nga doza e dytë,

👉 55% pas 5-6 muajsh nga doza e dytë,

👉 92% pas dozës së tretë (Pfizer).

🦠 Efektiviteti i imunitetit natyror kundër infektimit (PCR pozitive):

👉 97% pas 2 muajsh nga infektimi,

👉 90% pas 6 muajsh nga infektimi,

👉 83% pas 12 muajsh nga infektimi,

👉 72% pas 18 muajsh nga infektimi.

✅ Pra, imuniteti natyror është qartësisht superior ndaj vaksinave për sa i përket infektimit të thjeshtë (PCR pozitive)!

🏥 Efektiviteti i vaksinave kundër shtrimit në spital dhe vdekjes:

💉 Pfizer (Cominarty):

👉 92% pas 0-2 muajsh nga doza e dytë,

👉 83% pas 7-8 muajsh nga doza e dytë,

✅ 97% pas dozës së tretë (Pfizer).

💉 AstraZeneca (Vaxzevria)

👉 93% pas 0-2 muajsh nga doza e dytë,

👉 82% pas 5-6 muajsh nga doza e dytë,

✅ 97% pas dozës së tretë (Pfizer).

🏥 Efektiviteti i imunitetit natyror kundër shtrimit në spital dhe vdekjes:

👉 12.894 individë ndër 1.996.080 janë reinfektuar,

👉 pra vetëm 0.65% e personave janë reinfektuar,

✅ 100% efektiviteti kundër shtrimit në spital dhe vdekjes

📃 (Tabela S6 tregon mungesë totale në kolonat e shtrimeve dhe të vdekjeve në rast reinfektimi)

✅ Pra, imuniteti natyror është qartësisht superior ndaj vaksinave për sa i përket shtrimeve në spital dhe vdekjeve!

📃 Autorët dalin në përfundimet se, përgjatë kohës së studimit, gjetjet e tyre tregojnë:

👉 Reduktim të përgjithshëm të efektivitetit të vaksinave me kalimin.

✅ Rritje të lartë të efektivitetit pas dhënies së dozës së tretë.

✅ Imunitet natyror shumë të qëndrueshëm dhe të lartë pas infektimit.

🙏 Ky studim madhor në nivel kombëtar i shtohet shumë studimeve të mëparshme që nënvizojnë efektivitetin e lartë të vaksinave, të dozës së tretë dhe të imunitetit natyror pas infektimit.

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Akademia e Shkencave të Shqipërisë

2016 ne Cosman ne nje koncert, ku mbeti i plagosur Codman

Më shumë




spot_img








spot_img