Hapësire reklamuese

Aktualitet

Epidemiologu Alimehmeti jep lajmin që të gjithë e prisnin: Nëse je infektuar me Covid “rri i qetë”, imunitetin natyror e kemi disa vite (STUDIMI)

Shkruar nga Newsbomb
Epidemiologu Alimehmeti jep lajmin që të gjithë e prisnin:

Lajme të mira mbi aftësinë mbrojtëse pas infektimit natyror me koronavirus, në këto ditë paniku ku varianti Delta ka shqetësuar së tepërmi qytetarët.

Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti ka publikuar në rrjete sociale studimin më të fundit të bërë nga studiuesit elitarë të Universitetit të Oksfordit (UK) që më datë 5 Korrik 2021 postuan përllogaritjet e tyre për kohëzgjatjen e antitrupave kundër SARS-CoV-2.

Pas hulumtimit të 7.256 personave të infektuar me SARS-CoV-2 ndërmjet datave 26 prill 2020 dhe 14 qershor 2021, studiuesit gjetën se imuniteti i ofruar nga antitrupat zgjat shumë më shumë se sa ishte menduar më parë.

Në disa raste zgjasin mesatarisht 1.5-2 vite, por edhe më shumë. Tek femrat kjo mbrojtje natyrale zgjat më shumë se sa tek meshkujt. Më poshtë mund të gjeni postimin e plotë të dr.Alimehmetit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu