Hapësire reklamuese

Aktualitet

Epidemiologu Alimehmeti jep lajmin e mirë: Shenjat klinike të variantit “Delta” janë më të buta, por zgjidhja më e mirë është vaksinimi

Shkruar nga Newsbomb
Epidemiologu Alimehmeti jep lajmin e mirë: Shenjat klinike të

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur për ditën e sotme për variantin “Delta” të koronavirusit, duke dhënë edhe një lajm të mirë.

Sipas tij, studimet kanë treguar se shenjat klinike të këtij variant janë më të buta, ndaj “Delta” është më pak vdekjeprurës se variantet e tjera.

“E gjithë lilteratura në dispozicion në këtë moment e thotë qartë që risku për infektim nga varianti Delta, është po i njëjti si variantet e tjera të mëparshme.

Fatmirësisht numri i rinfektimeve dhe rasteve të rënda, ëshë shumë më i vogël. Edhe nëse infekohet, shumë rrallë ndodh në një formë të rëndë.

Delta është variant më i transmetueshëm, por klinikisht nuk duket më i egër. Madje, e kundërta, shenjat klinike janë më të buta dhe e bëjnë që të ngatërrohet shumë me virozat e tjera, është më i ngjashëm me gripin e zakonshëm.

Në raportin e CDC-së, që merr të dhënat nga Anglia, vdekshmëria e rasteve të njohura me Delta, është 0.3%. varianti Alfa është 2,0%. Gripi normal është 0.15%”, tha Alimehmeti në Top Talk.

Por sipas mjekut Alimehmeti, zgjidhja më e mirë për t’u ruajur nga virusi është vaksinimi. “Zgjidhja më e mirë sot është vaksinimi, kurrsesi nuk mund të jetë këshilla shko dhe infektohu”, tha mjeku.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll