Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

EPIDEMI/ 1 në 10 persona me simptoma gripi në Greqi, vdesin dhjetëra pacientë

Shkruar nga Newsbomb
EPIDEMI/ 1 në 10 persona me simptoma gripi në Greqi, vdesin

Gripi në Greqi është përhapur në të gjithë vendin dhe me dhjetëra pacientë kanë humbur jetën.

Disa shkolla janë mbyllur për shkak se shumë fëmijë janë prekur nga gripi i tipit A (Η1Ν1). Autoritetet e shëndetësisë po punojnë që të mbajnë në kontroll situatën.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Shëndetit Publik, janë regjistruar 100 raste serioze të gripit, 41 prej të cilave janë raportuar në Agjenci javën e kaluar. Në 88 raste, pacientët u trajtuan me kujdes intensiv.  58% e pacientëve nuk kishin marrë vaksinën e gripit. Gjithsej 21 vdekje nga gripi janë regjistruar që nga tetori e deri më tani, tetë prej tyre në javën e fundit.

Mediat greke raportojnë se këtë javë vizitat për grip ishin 11% më shumë se javën e kaluar.

Mësohet se Agjensia kombetare e barnave po përpiqet të ndalojë personat të cilët marrin atibiotikë pa recetë. Shumica e njerëzve sapo ndjen një shqetësim paraqiten për atibiotikë pa këshillën e mjekut.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll