Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Enxhi Nasufi fiton kupën e artë të "Dancing" dhe 50.000 euro

Shkruar nga Newsbomb
Enxhi Nasufi fiton kupën e artë të "Dancing" dhe 50.000

Enxhi Nasufi dhe partneri i saj, Silvesteri janë shpallur fituesit e edicionit të dytë të “Dancing With The Stars” në Top Channel. Mes emocionesh dhe lotësh për finalizimin e një pune të palodhur prej javësh, dyshja ka rrëmbyer mbrëmjen e djeshme çmimin e parë.

“Faleminderit të gjithëve, faleminderit Zotit, faleminderit mamit dhe babit, ia dolëm, nuk dua të harroj asgjë, faleminderit Dancing With The Stras, Top Channel, është familja ime e dytë, faleminderit shumë Silvi, unë mendoj që ti je një nga balerinët më të mirë, ia kanë vlejtur sherret, ky është vetëm fillimi”, është shprehur Enxhi.

Çmimi i para parashikon marrjen e kupës së artë nga çifti fitues dhe një vlerë prej 50,000 euro.

Enxhi Nasufi dhe Silvester Shuta arritën të triumfonin pas netëve të paharrueshme me emocione të forta, falë edhe votave të publikut. Katër finalistët ishin Fifi, Arnita, Sardi dhe Enxhi, ndërsa vetëm dy të fundit arritën të shkonin në raundin e tretë dhe më afër kupës së artë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese