Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
36 %
2.6kmh
0 %
Hën
34 °
Mar
39 °
Mër
42 °
Enj
41 °
Pre
41 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

Enkelejda Hoxha kërkon lirinë, Apeli i refuzon për të tretën herë kërkesën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e  Apelit ka refuzuar kërkesën e gjyqtares Enkelejda Hoxha për lirimin nga qelia.

Hoxha edhe më herët ka kërkuar që t’i jepet një masa ‘arrest shtëpie”, pasi sipas kërkesës së saj i duhet të kujdeset për fëmijët e saj.

Avokati i Hoxhës ka paraqitur një dokument, ku tregon se djali të saj të sëmurë i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe se ka nevojë për nënën.

Por gjykata e Apelit nuk e ka marrë parasyshë kërkesën duke refuzuar për herë të tretë kërkesën për të liruar nga qelia Enkelejda Hoxha.

Kujtojmë që gjyqtarja Enkelejda Hoxha së bashku me 9 të tjerë janë arrestuar me urdhër të SPAK teksa ishin në seancën gjyqësore, teksa bëheshin gati t’i jepnin lirinë Sajmir Petanit, i dënuar për vrasje.

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha është gjyqtarja e Krujës, e cila ka firmosur lirimin nga burgu të anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokle, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Po ashtu Hoxha ka liruar nga burgu Genc Tafilin, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari si dhe Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim.

Më shumë

spot_img
spot_img