Hapësire reklamuese

Politikë

Enkelejd Alibeaj zbardh takimin me Escobar: Diskutuam për situatën në PD dhe non-gratat

Shkruar nga Newsbomb
Enkelejd Alibeaj zbardh takimin me Escobar: Diskutuam për situatën
Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj zbardh detaje nga takimi që ka pasur sot me të dërguarin e SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. AI thotë se kanë folur për situatën politike në vend dhe atë në Partinë Demokratike. "Temë e bisedës ishin dhe zhvillimet në Partinë Demokratike, dinamikat e muajve të fundit dhe qëndrimi konstant për çështjen e personave non grata jo vetëm në PD, por në të gjithë spektrin e politikës shqiptare", shkruan Alibeaj. Enkelejd Alibeaj thotë se ka siguruar Escobar për vullnetin e Partisë Demokratike në bashkëpunimin me aleatin kryesor, duke i konsideruar SHBA si mbështetës të angazhuar për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Shënimi i plotë i kryetarit të komanduar të PD:

Zhvillova sot një takim me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-ve për Çështjet Europiane, dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Z. Gabriel Escobar. Gjatë bisedës prekëm tema të rëndësishme të zhvillimeve të fundit ku u ndalëm tek pregatitjet e PD për fushatën zgjedhore dhe problematikat e këtyre zgjedhjeve. Theksova refuzimin e qeverise per te adresuar ne Kodin Zgjedhor rekomandimet e ODHIR. Përveç kësaj i bëra me dije shkeljen që po ndodh aktualisht nga qeveria të rekomandimeve te ODHIR, lidhur me shitblerjen e votës, përdorimin në fushatë te administratës publike, përdorimi i të dhënave personale dhe buxhetit të shtetit në funksion të zgjedhjeve e sidomos lidhur me pastërtinë e figurës së kandidatëve. Temë e bisedës ishin dhe zhvillimet në Partinë Demokratike, dinamikat e muajve të fundit dhe qëndrimi konstant për çështjen e personave non grata jo vetëm në PD, por në të gjithë spektrin e politikës shqiptare. E sigurova zotin Eskobar për vullnetin e PD në bashkëpunimin me aleatin tonë kryesor, duke i konsideruar SHBA si mbështetës të angazhuar për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll