Hapësire reklamuese

Politikë

Enkelejd Alibeaj SHKARKOHET si kryetar i Grupit Parlamentar! Kuvendi i PD shpallë vakancën

Shkruar nga Newsbomb
Enkelejd Alibeaj SHKARKOHET si kryetar i Grupit Parlamentar! Kuvendi i PD

Enkelejd Alibeaj nuk është më kryetar i Grupit Parlamentar të PD. Kështu kanë vendosur delegatët në Kuvendin Kombëtar të kësaj force politike që po mbahet prej paradites së sotme në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

“Në mbështetje të statutit të Partisë Demokratike, për organizimin dhe funksionimin e grupit parlamentar të PD, me propozim të Rithemelimit, Kuvendi vendosi të konstatojë vakancën e kryetarit të grupit parlamentar të PD. Ngarkohet këshilli kombëtar për zgjedhjen”, tha Këlliçi.

Më parë, delegatët vendosën me shumicë votash dhe datën 22 maj si datë për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetarin e Partisë Demokratike. “Përcaktimi i datës 22 maj si dita kur do zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e PD, ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, tha Këlliçi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.