Hapësire reklamuese

Politikë

Enkelejd Alibeaj: PD-ja zyrtare është pro kërkesës së SPAK-, të arrestohet Berisha

Shkruar nga Newsbomb
Enkelejd Alibeaj: PD-ja zyrtare është pro kërkesës së

Enkelejd Alibeaj është shprehur pro heqjes së imunitetit për deputetin Sali Berisha. Gjatë fjalës së tij në Këshillin e Mandateve ku po diskutohet kërkesa e SPAK për dhënien e autorizimit për heqjen e imunitetit të Berishës,

Alibeaj tha se PD-ja zyrtare është pro kërkesës së SPAK-ut që Sali Berisha të arrestohet.

Enkelej Alibeaj: Krahasuar me gjithë ju të tjerët kam një pozicion pak më specifik pasi me deputetin në fjalë, duke qenë se kemi qenë në të njëjtin fluks politik, e konsideroj pak më specifike qëndrimin që do të mbaj, por unë jam përfaqësues i PD-së dhe të gjitha, 12 konsideratat që mbajta do të parashtroj atë që duhet të jetë qëndrimi i Kuvendit. Sa herë që ka një kërkesë nga autoritetet e drejtësisë për një kërkesë të tillë, deputeti duhet të japë dorëheqjen. Ky duhet të jetë guri i themelit që nuk duhet të ketë asnjë lloj luhatje. Duhet ta krijojmë si standard të ri. Po, sa herë ka një kërkesë për dhënie, apo heqje imuniteti ne kemi që pro. Raporti mes politikës dhe drejtësisë duhet të jetë i tillë. Asnjë justifikim apo pengesë nuk duhet të krijohet kur drejtësia e kërkon. I rekomandojmë seancës plenare që të japë autorizimin. Nëse sot diskutohet për cështjen e imunitetit të Berishës, një tjetër po e ndjek me vëmendje Edi Rama. Standardi që vendosim sot ndaj drejtësisë, përsa kohë do mbahet një qëndrim ndaj një ish kryeministri duhet mbajtur edhe ndaj kryeministrit në detyrë. Ta vendosë edhe SPAK të mbajë të njëjtën standard të hapë kallëzimet që përfshijnë kryeministrin e të kërkojmë heqjen e imunitetit.

Prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, dy përfaqësuesit e SPAK kërkuan sot nga Këshilli i Imunitetit dhe Mandateve lejimin e arrestimit të deputetit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Kraja u shpreh se veprat penale në ngarkim të Berishës, parashikojnë dënim me burgim nga 4 deri në 12 vite burg.

Në vendimin që lexoi para deputetëve, prokurori i SPAK tha se ata kërkojnë që masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe ajo “Ndalim i daljes jashtë vendit”, të zëvendësohen më masat e sigurisë “Arrest në shtëpi/Arrest në burg”.

SPAK ka kërkuar që Berishës t’i hiqet imuniteti pasi atij i është dhënë masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”, por Sali Berisha ka refuzuar të shkojë qoftë dhe një herë të vetme para togave të zeza, duke dërguar avokatët e tij ta përfaqësojnë.

E ndaj SPAK kërkoi sot që Berishës t’i hiqet imuniteti për t’i dhënë ish-kryeministrit një masë sigurie më të ashpër.

Prokuoria e Posaçme akuzon Sali Berisha se gjatë kohës që ishte në kryeministër, ka vënë në shërbim të dhëndrit administratën, që të lejonin privatizimin e mijëra m2 tokë në Tiranë, në kompleksin Partizani.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese