Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Enkelejd Alibeaj paralajmëron kallëzim penal: 41 institucione nuk kanë kthyer përgjigje, kanë afat deri në orën 16.00

Shkruar nga Newsbomb
Enkelejd Alibeaj paralajmëron kallëzim penal: 41 institucione nuk

Kryetari i Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, Enkelejd Aliebaj ka kërkuar nga 41 insitucione publike që të kthejnë përgjigje lidhur me pyetjet e Komisionit, deri pasditen e sotme në orën 16.00. Sipas tij, ky do të jetë afati i fundit, në të kundërt do të bëhet kallëzim penal në organet kompetente.

“Nëse në orën 160.00 të ditës së sotme pas kontrollit që sekretaria do të bëjë në protokollin e Kuvendit do të rezultojë që ka ende përgjigje të paardhura, do të konsiderohet që ky detyrim ligjor ndaj Kuvendit të Republikës, nuk është përmbushur dhe duke qenë i tillë së paku të reagojmë për të paraqitur kallëzim penal për shpërdorim detyre ndaj këtyre institucioneve që nuk i janë përgjigjur këtij detyrimi ligjor “, tha Alibeaj.

Institucionet që nuk kanë kthyer përgjigje sipas kryetarit të Komisionit, janë Bashki, KQZ-ja, Inspektoriati i Mjedisit, disa ministri, etj. SPAK, Policia e Shetit AKU dhe të tjerë institucione i ajën përgjigjur kërkesës së Komisionit Hetimor.

Pjesë nga deklarata e Enkelejd Alibeaj:

Ka thyer përgjigje SPAK , Prokuroria e Përgjithshme, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, e cila këtë përgjigje e ka konsideruar sekret, ka ardhur përgjigja nga Inpsektoriati i Punës, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, Autoriteti i Ushqimit, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve mjekësore, Prokurimet Publike, Drejtoria e përgjithshme e Kadastrës.

Kanë kthyer përgjigje Bashkia Dimal, Skrapar, Polican, Bulqizë, Mat, Klos, Shijak, Elbasan, Belsh, Peqin, Gramsh, Librazhd, Përrenjas, Fier, Roskovec, Mallakastër, Gjirokastër, Memaliaj, Përmet, Devoll, Pogradec, Kukës, Das, Kurbin, Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Vorë, Kavajë, Rrogozhinë, Selenicë, Himarë, Sarandë, Finiq, Delvinë.

Bashkive iu kërkua të dhëna për punësimet dhe aty ku kushte, të dhëna për dëmshpërbimet për tërmetin. Përgjigje ka kthyer dhe Drejtoria e Përgjithshme e të dhënave civile, KESH, OST, Posta Shqiptare, Ministria e Shëndetësisë, AKSHI për të dhënat personale, Komisioneri për Mbrojtjen e të dhënave personale, Ministria e Jashmte, Ministria e Ekonomisë, Infrastrukturës, Bujqësisë, PD.

Ende nuk ka kthyer përgjigje Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, ka dhe shumë institucione që nuk kanë kthyer përgjigje, edhe pas paralajmërimit të bërë nga ne, Inspektoriati i Mjedisit, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, Këshilli Kombëtar i Territorit, Bashkitë Berat, Kuçovë, Dibër, Krujë, cërrik, patos, lushnje, Divjakë, Libohovë, Tepelenë, Këlcyrë, Shkodër, Dropull, Korçë, Maliq, Pustec, Tropojë, Lezhë, Mirditë, vau i dejës, Pukë, Tiranë, Kamzë, Konispol.

Ministra e Shtetit për Rindërtimin, Departamenti i Administratës Publike, OSHEE, Ministria e Brendshme, Arsimit, Drejtësisë, e Mbrojtjes, e Kulturës, e Turizmit, SHISH, Policia e Shtetit për kërkesën për ngjarjet që lidhen me krimet zgjedhore.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll