Hapësire reklamuese

Politikë

Enkelejd Alibeaj: Mazhoranca nuk ka legjitimitet të zgjedhë e vetme Presidentin! Duam që propozimin ta japim ne

Shkruar nga Newsbomb
Enkelejd Alibeaj: Mazhoranca nuk ka legjitimitet të zgjedhë e vetme

Kreu i grupit të PD thotë mazhoranca nuk legjitimitet që të zgjedhë e vetme Presidentin e Republikës. Enkelejd Alibeaj ka thënë se procesi duhet të jetë konsensual, nëse të gjitha palët duan që kreu i shtetit të jetë i të gjithë shqiptarëve.

Madje, Alibeaj tha se për ruaundin e dytë kanë propozuar që opozita të bëjë propozimin me emrin e ri. "Jemi në pritje të qëndrimit që propozimi të jetë i yni. Nuk do duhet që kurrsesi që Presidenti të zgjidhet në raundin e katërt dhe të pestë", u shpreh ai.

"Ne e bëmë detyrën tonë. Ishte detyrimi ynë të merrnim pjesë në proces. Arsyetimi është fare i thjeshtë, kjo mazhorancë nuk e ka legjitimitetin. Qëndrimi ynë është i qartë, kemi bërë një deklaratë të çuar dhe zyrtarisht mazhorancës. Nëse do duam të zgjedhim presidentin e gjithë shqiptarëve, do jetë një proces konsensual.

Jemi në pritje të qëndrimit që propozimi të jetë i yni. Nuk do duhet që kurrsesi që Presidenti të zgjidhet në raundin e katërt dhe të pestë. Ne pretendojmë që ta kemi ne propozimin.

Presidenti i Republikës duhet të jetë i gjithëpranuar. Jo president pallati. Por president shqiptarësh", tha Enkelejd Alibeaj, pasi Kuvendi dështoi këtë pasdite të votonte një emër për Presidentin e ri, në këtë raund të parë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll