Hapësire reklamuese

Politikë

Enkelejd Alibeaj: Celibashi i KQZ-së po u shërben kundërshtarëve tanë, vendosi të na përjashtojë nga zgjedhjet! Ne do vazhdojmë rrugën ligjore

Shkruar nga Newsbomb
Enkelejd Alibeaj: Celibashi i KQZ-së po u shërben

Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka sulmuar komisionerin Ilirjan Celibashi për vendimin e marrë këtë pasdite, për të mos regjistruar këtë forcë politike për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Shkak u bë mungesa e firmës së Lulzim Bashës në deklaratën solemne.

"Për pasojë, vendimi i tij e zgjat pa fund dhe pa arsye të qenësishme regjistrimin e PD. Dukshëm, e madje deri në kufijtë e groteskut, komisioneri nisur vetëm për shërbim politik ndaj kundërshtarëve të PD, vendos ta përjashtojë nga zgjedhjet", shkruan Alibeaj në reagimin e tij.

Më tej, kryetari i komanduar i PD thotë se ata do të ndjekin rrugën ligjore për ta regjistruar këtë forcë politike në zgjedhje, pavarësisht pengesave. Përfaqësuesit e Partisë Demokratike janë shprehur pas vendimit të marrë nga Ilirjan Celibashi, se do të bëjnë ankimim në KAS.

Reagimi i plotë i Enkelejd Alibeaj, kryetar i komanduar i PD:

Vendimi i paralajmëruar i Komisionerit të Zgjedhjeve është qartas i ndikuar politikisht nga aktorët politikë të interesuar që PD të mos regjistrohet në procesin e zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sikundër e deklaroi dhe publikisht, zoti Celibashi e ka të pamundur të ndajë opinionet dhe tifozerinë personale nga faktet juridike.

Për pasojë, vendimi i tij e zgjat pa fund dhe pa arsye të qenësishme regjistrimin e PD. Dukshëm, e madje deri në kufijtë e groteskut, komisioneri nisur vetëm për shërbim politik ndaj kundërshtarëve të PD, vendos ta përjashtojë nga zgjedhjet.

Siç ndodhte këtu e 32 vjet më parë, kur ishte partia në pushtet ajo që lejonte ne zgjedhje vetëm satelitët e saj. Kjo marrëzi politike, si 32 vjet më parë, i ndodh sot Shqipërisë kur është vend i NATO-s dhe synon të jetë anëtar i BE-së!

Megjithëkëtë e si përherë do të vijojmë rrugën ligjore për të finalizuar përfaqësimin e PD në 14 maj. Çdo artificë ligjore apo arsye e stisur politike dhe aspak ligjore është thjesht rruga e dëshpëruar që zgjatime të politikës së vjetër në institucione kushtetuese të pavarura kanë zgjedhur për të na penguar në rrugën tonë. Nuk do ia dalin!!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll