Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Enkela Dudushit i besohet posti i rëndësishëm, emërohet në krye të DAP

Shkruar nga Newsbomb
Enkela Dudushit i besohet posti i rëndësishëm, emërohet

Pas një karriere të gjatë si pjesë e Departamentit të Administratës Publike, Enkela Dudushi është emëruar në krye të këtij institucioni.

Burime për newsbomb.al bëjnë me dije se Dudushit i është besuar ky post i rëndësishëm, ndërsa më herët këtë pozicion e ka mbajtur Albana Koçiu, e cila tashmë është emëruar ministre e Shëndetësisë.

Enkela Dudushi që prej Shkurtit të vitit 2008 mbante pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë së Politikave të Zhvillimit të Administratës Publike në Departamentin e Administratës Publike.

Ajo vjen nga një karrierë e gjatë, pjesa më e madhe e së cilës është në Administratën Publike të cilën e ka nisur nga pozicioni i specialistit duke ngjitur shkallët deri tek pozicionet drejtuese. Fusha e saj e ekspertizës përfshin menaxhimin e burimeve njerëzore (trajnere e certifikuar), pagat dhe zhvillimin e politikave të pagave, ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe hartimin dhe vlerësimin e vendeve të punës. Dudushi ka qënë anëtare e disa trupave profesionale dhe grupeve të punës në qeverinë shqiptare, ashtu edhe në organizatat ndërkombëtare (WHO, IMF, ILO).

Dudushi është diplomuar në degën “Administrim Biznesi’’ në Universitetin e Tiranës dhe ka titullin Master i Shkencave në të njëjtën disiplinë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed