Hapësire reklamuese

Aktualitet

Enkel Demi pasagjer në avionin e prishur: Si u ulëm në Bari

Shkruar nga Newsbomb
Enkel Demi pasagjer në avionin e prishur: Si u ulëm në Bari

Gazetari Enkel Demi rrëfen se ka qenë një nga pasagjerët e avionit të nisur nga Rinasi, i cili kreu një ulje emergjente në Bari pas një defekti me motorin.

Ai tregon se sot ka bërë një nga udhëtimet më të jashtëzakonshme, ku shprehet se pas mbi gjysme ore fluturim, piloti ka njoftuar personat në bord se avioni kishte një defekt dhe do të bënte një ulje të detyruar në Bari.

LEXO EDHE: Avioni i “Albawings” pëson defekt në motor, bën ulje emergjente në Bari

Demi thotë se në momentin e parë është trembur, por më pas ka kuptuar se ishte një ulje normale si gjithë të tjerat. “Në pistën e Barit pati prani të zjarrëfikësve , gjë që është procedurë e padiskutueshme në kësi rastesh. Zbritëm pa ankth dhe pa alarm nga avioni”, tregon publicisti i njohur.

Postimi i Enkel Demit nw Facebook

Sot kam bërë një nga udhëtimet më të jashtëzakonshme. Pas vonesave të njëpasnjëshme të kompanisë që do më çonte në Bologna, vendosa ta ndërroj në dekikën e fundit dhe falë gatishmërisë dhe mirësjelljes se Albawings u nisa për Bologna.

Pas mbi gjysëm ore fluturim piloti na njoftoi për një defekt në avion, ndaj duhej të bënte ulje të detyruar në Bari. Në momentin e parë edhe trembesh, por në fakt ishte ulje normale si gjithë të tjerat. Sjellja e ekuipazhit ishte me gjithë mend qetësuese për pasagjerët, veçanërisht të moshuarit dhe nënat me fëmijë të vegjël.

Në pistën e Barit pati prani të zjarrfikësve, gjë që është procedurë e padiskutueshme në kësi rastesh.

Zbritëm pa ankth dhe pa alarm nga avioni.

Pasi na vendosën në një sallë tranziti në aeroportin e Barit, secili nga ne vazhdoi udhëtimin drejt destinacioneve përkatëse me mjetet e tjera të siguruara nga kompania.

Natyrisht është një udhëtim i rrallë, i vështirë, por për rrethana që nuk varen prej nesh.

Në fund dua të falënderoj Albawings, se në radhë të parë u treguan aq profesional sa të na siguronin në radhë të parë jetën, në radhë të dytë bagazhet që kishim me vete dhe në fund na krijoi mundësinë të vazhdonim udhëtimin. Është mirë, kur vlera të këtilla i gjen në një kompani shqiptare.

Me vonesë, por mbërrita në Zyrih dhe nesër jam gati të takoj në Bibliotekën "Pestalozzi Hardau" lexuesit e mi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese