Tirana
light rain
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
83 %
1kmh
75 %
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
33 °
Mër
34 °
Enj
29 °
E shtunë, 13 Gusht, 2022
spot_img

Engjëll Serjani apo Lushi i Antigonesë e Gjirokastrës, tani veç gazetarisë merr detyrën e rëndësishme në Bashki

spot_img

Lajme të ngjashëm

Engjell Serjani, pena e artë e halleve të qytetarëve e sidomos për zonën e jugut të Shqipërisë, nga dita e djeshme, merr një pozicion të ri, atë të nënkryetarit të Bashkisë së Gjirokastrës, me fokus të veçantë pikërisht atë për të cilën zoti Serjani është specializuar.

Ndër zgjedhjet më të mira të stafit drejtues në këtë detyrë, për njeriun që Antigonenë dhe parkun e saj e ngriti në një tjetër nivel, me organizimin dhe tur operatorë të ndryshëm që donin gjithmonë e më shumë të shihnin këtë sit arkeologjik. Por jo vetëm kaq, promovimi i vlerave turistike të qytetit të gurtë të Gjirokastrës, ka qenë në fokusin e punës dhe të vëzhgimeve të Engjëll Serjanit.

albsig

Ai është një ndër gazetarët pionierë dhe botues i përhershëm I Dita Jug, e bashkëpunëtor në shumë media kombëtare në vend. Engjëll Serjani, i specializuar për reportazhin, ka ditur të sjellë zërin e qytetarëve në media, dhe ndaj edhe për këtë arsye, eshtë mëse i vlerësuar edhe nga komuniteti i tij. Serjani, nuk e ka braktisur asnjëherë qytetin e tij të lindjes, duke dhënë gjatë gjithë kohës, eksperiencën e dijet e tij për qytetin.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img