Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Enj
19 °
Pre
19 °
Sht
19 °
Die
19 °
Hën
14 °
E enjte, 23 Mars, 2023

Engjëll Agaçi në SPAK, Kryemadhi: Tregoi kujdes në Komisionin Hetimor, por është i përfshirë në Inceneratorin e Elbasanit

Lajme të ngjashëm

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Open” komentoi thirrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrave, Engjell Agaçi në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK), ku dhe dëshmoi.

Sipas Kryemadhit, Agaçi është i përfshirë drejtëpërdrejtë në aferën korruptive të inceneratorit të Elbasanit. Më tej, ajo u ndal tek dëshmia e Agaçit në Komisionin Hetimor ndërsa shprehet se për të ai u tregua shumë i kujdesshëm.

“Është e vertëtë ajo që thuhet përsa i përket artikulacionit tonë, deklaratave tonë. Këtu është zoti Rama që thotë që është proceduriale, pjesa e hetimeve. Pra të analizojmë këto tre folje të kryeministrit, një është në komisionin hetimor, njëra është deklaratë për media. Kemi rastin, pra që thamë kush ka sy për të parë dhe veshë për të dëgjuar.

Për ta vërtetur dhe për t’i vënë vulën gjithë kësaj gjëje, është ky relacion që është nëshkruar nga Këshilli i Ministrave. Sipas relacionit anëtarët e Këshillit të Ministrave, kanë qenë në dijeni të kontratës së autoritetit kontrator. Edhe pse ka pasur kundërshtim, ka kaluar me vendim qeverie. E keqja, është që janë 25 mln euro nga taksat e shtetit në një projekt të paligjshëm. Në këndvështrimin tim, Agaçi është i përfshirë vetëm me të Elbasanit. Në Komisionin Hetimor u tregua mjaft i kujdesshëm. Në çështjen e Elbasanit, 2.4 mln janë të fituara përmes evazionit fiskal nga Klodian Zoto. Ajo që të bën përshtypje nga çështja e inceneratorëve, nuk është vetëm Lefter Koka por i gjithë zinxhiri. Nuk mendoj që është një kënaqësi e madhe për të arrestuar njerëzit. Qëllimi i drejtësisë është që ky kalvar korrupsioni të mbarojë. Ne vazhdojmë të derdhim para në llogaritë e Klodian Zotos.”, u shpreh Kryemadhi.

Më shumë