Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
3.6kmh
75 %
Pre
13 °
Sht
15 °
Die
13 °
Hën
10 °
Mar
9 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Energjia, Vasili: Rama bën sikur shpik kriza! Do t’i biem me çekiç kokës atij që ka detyrë t’i zgjidhë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i LSI, Petrit Vasili thotë se kryeministri Edi Rama “bën sikur shpik kriza”, në lidhje me krizën e energjisë që pritet të prekë vendin tonë përgjatë muajve të ardhshëm.

Vasili tha në një prononcim jashtë Parlamentit, se Rama i deklaroi të zgjidhura krizat e vërteta si ajo e pandemisë.

I pyetur se çfarë qëndrim do të mbajë LSI-ja për krizën e energjisë, Vasili tha se “do t’i bjerë me çekiç kokës atij që ka për detyrë t’i zgjidhë”.

Pjesë nga deklarata e Vasilit:

175 mijë të infektuar ka në regjistrat e qeverisë, të gjithë ju qytetarë, por edhe ju të medias, duhet të keni parasysh që mbi 1,700,000 shqiptarë i kanë zgjidhur vetë problemet e tyre. Kjo situatë vazhdon të rëndohet. Dhe në vend që të kishte kokën e ulur me turp, që vendosi të mos prekte koncesionet, vendosi të mos testoheshin qytetarët, sot vjen bën propagandë. I vetmi element pozitiv është përkushtimi i mjekëve. 2 milion shqiptarë kanë mbetur të vetëm, pa përkrahje. Këto shifra ndajnë qartë propagandën nga e vërteta. Dhe sot e përgjithmonë ne do të jemi këtu për të thënë vetëm të vërtetat.

Kryeministri Rama krizat e vërteta i quajti të zgjidhura, që në 2 qershorin që lamë pas, dhe tani bën sikur shpik kriza të tjera, pasi është i kapur nga oligarkët dhe koncesionet. LSI ka vetëm një plan, të jetë me ju dhe të thotë këto të vërteta, dhe t’i bjerë me çekiç kokës atij që ka për detyrë t’i zgjidhë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img