Hapësire reklamuese

Showbiz

Eneda Tarifa: Nga ngatërresa me anglishten mund të kisha fituar para, por bëra paqe

Shkruar nga Newsbomb

Këngëtarja Eneda Tarifa ka komentuar ‘incidentin’ gjatë një interviste në Holandë, ku gazetari dhe stafi nuk kishin prerë një moment ngatërrese të saj. Tarifa tha për revistën “Who” se mund ta kishte hedhur në gjyq televizionin dhe të kishte fituar para prej tyre, por vendosi të bënte paqe për shkak se ata e kishin pranuar gabimin.

“Është bërë pa dashje. Unë u sqarova me gazetarin i cili erdhi dhe më kërkoi 100 herë të falur, duke menduar se mund ta hidhja në gjyq. Por unë nuk e bëra sepse m’u duk diçka e papërfillshme për ta bërë çështje të madhe. Edhe pse mund të kisha marrë para nga kjo, pasi faji ishte i tyre nga fillimi në fund. Po meqë ishin të gatshëm të bënin autokritikë dhe një video ku shpjegonin se faji ishte i tyre, atëherë unë e lashë luftën e madhe dhe vendosa të bëj paqe. Nga ana tjetër thashë, në fund të fundit nuk ka reklamë të keqe. Çdo publicitet, i mirë apo i keq, është publicitet. Nga njerëz dashamirës kam dëgjuar shprehje të tipit “karamelja mbahet në gojë”. Kështuqë kam filluar t’i mbaj në mendje”, ka thënë Eneda.

Eneda Tarfia do të prezantojë Shqipërinë në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision, që zhvillohet më 12 maj. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll