Hapësire reklamuese

Showbiz

Eneda Tarifa hap arkivat, ja si dukej kur ishte vetëm 15-vjeçe, dalja e parë në skenë (FOTOT)

Shkruar nga Newsbomb

Këngëtarja shumë e dashur për publikun Eneda Tarifa është bërë nostalgjike.

Ajo ka hapur arkivat dhe ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram dy foto shumë të rralla, ku shfaqet krah kantautorit shqiptar, Sajmir Çili.

Përmes përshkrimit të fotos, këngëtarja ka zbuluar për ndjekësit se për të ka qenë dalja e parë në skenë kur ajo ishte vetëm 15 vjeç.

Po ashtu Eneda ka rrëfyer publikisht se personi i cili i zgjati dorën duke e bërë pjesë të kompozimit “Yjet e shpresës”, ishte Sajmir Çili.

“Me shumë dashuri e kujtoj daljen time të parë në një skenë të madhe siç është ajo e Festivalit Kombëtar. Me shumë dashuri kujtoj Sajmir Çilin i cili më zgjati dorën duke më bërë pjesë të kompozimit të tij ‘Yjet e shpresës’. Ky djalë me një zë kaq të ëmbël dhe me një talent të padiskutueshëm, (që në atë kohë kish filluar të bëhej i famshëm), më hapi një derë të madhe drejt suksesit. Dhe ja ku më vijnë nga vajza e tij disa foto të papublikuara më parë. Isea që sot është pjesë e një formati të dashur për mua si ‘voicealbania’ e që po të vazhdoja të isha pjesë, padyshim do ta meritonte t’i zgjasja dorën edhe unë siç bëri babai i saj me mua. Por gjithsesi nuk kursehem për një talent të rrallë si ty. Mirënjohje për ty Sajmir dhe suksese Iseas në rrugën e bukur të artit”, shkruan këngëtarja krah fotove.

looooaa.jpg

pppp.jpg

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu