Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
38 %
4.1kmh
0 %
Die
4 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
6 °
Enj
1 °
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

Ëndrra e bërë realitet e Xhuliano Skukës, 10 vite më parë mbante veshur fanelën e ekipit francez që e bleu për 1.2 milionë euro

spot_img

Lajme të ngjashëm

Xhuliano Skuka është zyrtarisht futbollisti më i ri i Metz, pasi skuadra franceze ka njoftuar ne rrjete sociale marrëveshjen me klubin e Partizanit për sulmuesin shqiptar. Të kuqtë do të përfitojnë plot 1.2 milionë euro nga ky transferim.

Xhuliano Skuka është paraqitur në zyrat e klubit ku ka firmosur kontratën e re deri në qershor të 2026-tës dhe ka pozuar me fanellën e skuadrës së re.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FC Metz (@fcmetz)

Metz e ka prezantuar me një video speciale bomberin ku shihen disa nga golat e tij spektakolarë dhe momente gjatë hedhjes së firmës në zyrat e klubit. Futbollisti shqiptar nis kështu aventurën e re me Metz ku do të pretendojë të ngjitet në elitën e futbollit francez, aty ku e presin yje si Messi, Mbappe e Neymar.

Ky transferim i sumuesit të Partizanit është një ëndërr e bërë realitet, pasi 10 vite më parë Xhuliano Skuka e ka nisur karrierën pikërisht në Francë. Në vitin 2013 ai mbante veshur fanelën e Metz duke shpresuar se një ditë do ta përfaqësonte këtë ekip. Pas 10 vitesh, sulmuesi shqiptar është blerë për 1.2 milionë euro nga skuadra franceze.

Më shumë


spot_img









spot_img