Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
28 %
2.6kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Endri Shabani thotë se ndodhej në Sarandë kur shpërtheu tritoli: Banorët e dinin për pronarin, edhe kush e kishte vendosur! Policia s’ishte aty

spot_img

Lajme të ngjashëm

Aktivisti Endri Shabani, aktivist i “Nismës Thurje” thotë se ka qenë mbrëmjen e djeshme në Sarandë kur ndodhi shpërthimi në derën e hotelit “DEA”. Shabani shprehet se qytetarët e Sarandës me të cilët ai po bisedonte në ato çaste, e dinin kush ishte pronari dhe kush e kishte vendosur tritolin.

“Nderkohe bashkebiseduesit e mi marrin vesh ku ishte vendosur mina. Me duken shume te informuar per pronarin, por edhe se kush mund t’i kishte vene minen dhe cfare mesazhi mund t’i kishte derguar permes atentatit.

Me ben pershtypje qetesia dhe natyraliteti me te cilen trajtohet kjo teme. Pyes veten qe kur filluan shqiptaret te mesohen me atentate te tilla? Kur ndodhi qe filluam ta pranojme krimin si pjese integrale e biznesit”, shkruan Shabani ndër të tjera.

Shënimi i plotë i tij:

Sarande, e diele, ora 9 e darkes.

Duke biseduar perpara nje dyqani me disa sarandiote per situaten politike ne vend, dhe mungesen e shpreses tek te rinjte.

Arjani, me thote se kishte shpresa te medha per Shqiperine kur ishte i ri ne vitet 90, por te gjitha ishin shuar tani. 

Me tregon se djali i ka shkuar ne Greqi, pasi nuk e duron dot te punoje ne nje vend ku shefa mbi koke do te kete disa njerez injorante qe e kane blere shkollen me leke, por qe partia i ka bere drejtore.

Une perpiqem t’i them se pavaresisht se sa keq eshte situata, problemet tona nuk jane pertej pikes se ktheses.

I them se ka vende prej te cilave njerezit ikin prej thatesirave, apo ngricave qe e bejne jeten te paperballueshme. Ndersa Shqiperine e ka bekuar Zoti, dhe te gjitha problemet ne i kemi politike, jo natyrore.

Fjalen time e nderpret nje shperthim i jashtezakonshem aty prane.

“C’ishte kjo?”- pyes une.

“Tritol” thote Arjani. Nuk duket fare i habitur.

“Ishalla nuk ka patur njerez” ja pret Klajdi.

Futem ne internet dhe lexoj qe lajmi ka dale ne media. Thuhet se policia eshte ne vendngjarje per te bere hetime.

Nderkohe bashkebiseduesit e mi marrin vesh ku ishte vendosur mina. Me duken shume te informuar per pronarin, por edhe se kush mund t’i kishte vene minen dhe cfare mesazhi mund t’i kishte derguar permes atentatit.

Me ben pershtypje qetesia dhe natyraliteti me te cilen trajtohet kjo teme.

Pyes veten qe kur filluan shqiptaret te mesohen me atentate te tilla? Kur ndodhi qe filluam ta pranojme krimin si pjese integrale e biznesit?

Kthej koken nga perbindeshat e betonit qe jane ndertuar anes bregut, dhe nuk e kam te veshtire t’i pergjigjem.

Kujtoj kur erdha per here te pare ne Sarande, dy dekada me pare. U impresionova shume nga bluja e detit Jon, qe nuk kopjohet dot as nga Yves Klein. Sa bukuri ka ky vend!

Impresionimi im me bukurine e vendit ka mbetur po njesoj, por vetem kur iu kthej kurrizin ndertimeve ne breg.

Nisem drejt qendres per te ngrene darke. Rruges kaloj tek vendi ku ishte vendosur mina. Nuk shoh ndonje polici. Mbase nuk kane nevoje te hetojne…

Nderkohe une vazhdoj te mendoj per djalin e Arjanit dhe per prinderit e mi…

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img