Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Endri Shabani rrëfen historinë me Petraqin: Shteti s’e lejoi të riparonte çatinë e dëmtuar nga tërmeti, rreth e qark shtëpisë së tij janë vilat "me leje" të oligarkëve

Shkruar nga Newsbomb
Endri Shabani rrëfen historinë me Petraqin: Shteti s’e lejoi

Kryetari i “Nismës Thurje”, Endrit Shabani gjatë takimeve që ka zhvilluar me qytetarët e Tiranës, rrëfen historinë e një prej banorëve dhe padrejtësinë që i është bërë.

Ai tregon se Petraqit, një banor autokton në Tiranë, të cilit ishte dëmtuar çatia e shtëpisë nga tërmeti,  nuk i jepnin leje në Bashki për ta riparuar.

Përpos kësaj ai kishte vendosur ta riparonte çatinë dhe madje Policia i arrestoi dhe djalin, pasdi e gjetën duke punuar. Por ajo çka bie në kontraditë me këtë akt, sipas Shabanit është fakti se rreth e qark shtëpisë së Petraqit vezulloojnë vilat e politikanëve, të cilët ndryshe nga ai, janë pajisur me leje.

Postimi i plotë i Shabanit:

Padrejtësia ndaj Petraqit

Petraqi është një prej banorëve autokton të Tiranës. Kur shkuam në takim tek lagjja e tij, Petraqi zbriti nga pallati me qenin e tij për dore dhe u ul aty për të bashkëbiseduar me ne. Petraqi tregoi se nga tërmeti i ishte dëmtuar çatia e shtëpisë. Kishte kërkuar leje por i kërkonin para. Pasi kishte rrjedhur ujë për një kohë të gjatë, kishte vendosur ta riparonte pa leje.

Nuk kaloi shumë dhe policia i erdhi në derë dhe i arrestoi djalin, të cilin e gjeti duke pastruar oborrin e shtëpisë. Aty filloi kalvari i problemeve me ligjin dhe shtetin. Sot, çatia e Petraqit është akoma e prishur, ndërsa rreth e përqark shtëpisë së tij, kanë ndërtuar pallate dhe janë riparuar vilat e politikanëve që e qeverisin këtë vend, dhe të cilëve Petraqi ua di emrat dhe historitë.

Ndryshe nga Petraqi, ata kanë marrë leje, sepse e gjithë bashkia punon për lejet e tyre. Ky është kalvari i mundimeve që has kushdo që nuk i ka krahët e ngrohta në një Bashki që nuk punon për njerëzit e zakonshëm, me një Këshill Bashkiak që vetëm ngre dorën për interesat e kryetarit.

Në fund të takimit më premtoi se këtë të diel do votojë për mua dhe Nismën Thurje në Këshillin Bashkiak. Ndërsa unë i premtova se një nga temat e para që do diskutojmë në Këshill do jetë çatia e tij, si shembull i padrejtësisë ekstreme që has njeriu i drejtë në këtë vend. Javës tjetër të dy do kemi mundësi të tregojmë se jemi njerëz të fjalës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll