Hapësire reklamuese

Politikë

Endri Shabani: Në Shqipëri janë korruptuar edhe liderët fetarë

Shkruar nga Newsbomb
Endri Shabani: Në Shqipëri janë korruptuar edhe liderët

Kryetari i nismës “Thurje” Endri Shabani, ka shprehur idenë e mekanizmit të kontrollit qytetar mbi pushtetin qendror, duke thënë se kjo është e vetmja mënyrë që korrupsioni të zbehet drejt zhdukjes.

Ai deklaroi në emisionin “Top Story” se në Shqipëri jo vetëm politikanët janë të korruptuar por edhe liderët fetarë, pra sipas tij mjaftin që një njeri të ketë pushtetin në vendin tonë dhe korrupsioni do të jetë i pandashëm në momentin që qytetarët nuk e kontrollojnë përfaqësimin politik.

“Në sistemin që në kemi nuk kemi si qytetarë mekanizma kontrolli. Në Britani është mekanizmi ku ti si qytetar ja pret mandatin në mes kryeministrit, kryetarit të bashkisë apo deputetit që fillon e devijon. E dyta është sistemi zgjedhor që inkurajon qytetarët që vota e tyre të konvertohet në një përfaqësim politik. E treta është referendum, pra ka disa instrumente ku qytetari mbron interesat e veta.

Ne këti ia kemi heq gjithë pushtetin qytetarit dhe e kemi përqendruar në katër-pesë duar. Unë këtu kam parë edhe lider fetarë të korruptohen, pra pushteti të korrupton, ajo që mbëtët është mëkanizmi I kontrollit qytetar, pra në momëntin që shihet se dikush po ddevijon qytetari e merr pushtetin mbrapsht por e kemi dobësuar, nuk ka cfarë ti bëje kryeministrin. Ne nuk ezgjedjim dot drejtorin e institucionit atë e zgjedh politikani por në momentin që nuk kemi  instrumente kontrolli mbi politiknanin skemi as te vartësi, ky është themeli I problemit. Zgjidhja nuk vjen nga zgjedhja e njerëzve të kualifikuar jashtë, kishte gjyqtarë të pa formuar, futëm më të formuar por jo domosdoshmërisht ra korrupsioni, ngruihet profesionalizmi por nuk bie korrupsioni”, u shpreh ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.