Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
28 %
4.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Endri Shabani: Berisha është i pari në listën e personave që duan të destabilizojnë vendin! SHBA dha sinjal që ai s’duhet të…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, duke komentuar vendimin e DASH për shpalljen “non-grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha, e konsideroi ish-kreun e PD si të parin në listën e personave që tentojnë të destabilizojnë politikën e vendit.

I ftuar në “5 pyetje nga Babaramo”, Shabani u shpreh se nëpërmjet Berishës, SHBA i çon mesazh edhe personave të tjerë që kanë për synim destabilizimin politik të vendit, për interesa personale, politike apo ekonomike.

“Biden është një president që ka një lidhje me Ballkanin Perëndimor, veçanërisht me shqiptarët, roli i tij në Kosovë, përpjekja e tij për të mbrojtur popullin kosovar, një autostradë në Kosovë mban emrin e djalit të Joe Biden, pra e njeh mirë rajonin. Biden ka premtuar se nuk do rikandidojë, këto 4 vite ka dhe ai do të arrijë gjërat për të cilat ka punuar, dhe ai ka punuar për një pozicion më të mirë të shqiptarëve ne Rajon, por ka pengesa, njerëz të korruptuar, që tentojnë ta destabilizojnë politikën e vendit për arsye personale, që kanë kërcënuar vazhdimisht dhe i pari në këtë listë është Sali Berisha. Duke çuar mesazh përmes Berishës, i çohet mesazh edhe të tjerëve”, tha Shabani.

Më shumë

spot_img
spot_img