Hapësire reklamuese

Aktualitet

Endri Dumani rrëfen jetën në ‘FERRIN e AL-HOL’: Kam parë luftën kur vrisnin njerëzit, mësonim arabisht dhe Kuranin

Shkruar nga Newsbomb
Endri Dumani

Pak ditë më parë Endri Dumani u kthye në Shqipëri nga Siria, së bashku me Floresha Rashën dhe 3 fëmijët e saj.

Endri Dumani në Siri ishte së bahsku me motrën e tij, Eva Dumanin, por ajo nuk mundi të kthehej. Ndërkohë në një intervitë për gazetarin Muhamed Veliu, ai ka rrëfyer për jetën e vështirë në kampin e Al-Hol.

12 vjeçari tregoi se kishte parë luftën dhe njerëz që vriteshin, ndërsa tregoi se në kamp mësonin arabisht dhe Kuranin.

PJESË NGA INTERVISTA:

Endri Dumani: Mësonim arabisht, na mësonin Kuranin. Shqip flisja me motrën, nënën dhe gjithë shqiptarët e tjerë. Kam lënë shumë pak shokë shqiptarë pas

Veliu: E ke parë luftën?

Endri Dumani: Po e kam parë, vrisnin njerëzit.

Veliu: Të dukej gjë e mirë?

Endri Dumani: As e keqe as e mirë. Më trembte pak. Babai nuk më thoshtë që gjë për luftën. Vetëm ikte dhe vinte.

Veliu: Ti pse luteshe?

Endri Dumani: Që të bashkohesha me familjen time në Shqipëri.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll