Hapësire reklamuese

Rajoni

Ende pa asnjë marrëveshje, vijon i bllokuar prej 11 ditësh veriu i Kosovës

Shkruar nga Newsbomb
Ende pa asnjë marrëveshje, vijon i bllokuar prej 11 ditësh veriu

Vijon per 11 ditësh të jetë e bllokuar pika kufitare e Jarinjës dhe Bërnjakut.

Dje Prishtina dhe Beogradi kanë zhvilluar bisedime me të dërguarin e BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, në përpjekje për të gjetur zgjidhje të krizës.

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi tha se është arritur një draft marrëveshje, por pala serbe e ka mohuar një gjë të tillë.

Edhe sot do të vijojn bisedimet në Bruksel me shpresën se do të arrihet një marrëveshje mes palëve.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.