Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ende nuk keni rezevuar biletën për koncertin e Ermal Metës në stadiumin "Air Albania"; Ja linku

Shkruar nga Newsbomb
Ende nuk keni rezevuar biletën për koncertin e Ermal Metës

Data 17 shtator po afron, ku këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta do të mbajë një koncert në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Ermal Meta, i cili jeton dhe ushtron veprimtarinë e tij artistike në Itali, rikthehet pas tri vitesh në turin e tij të ri muzikor në Tiranë, ku dhe do të mbajë një koncert në Stadiumin Air Albania.

Ky do jetë koncerti i parë që organizohet në stadiumin e ri në kryeqytet. Biletat jane pa pagese. Respektohen te gjitha rregulloret anti-covid, dhe do te mbahet ne 30% te kapacitetit.

Organizohet nga ambasada italiane ne bashkepunim me Bashkine Tirane dhe FSHF. Nëse ende nuk keni rezervuar vendin tuaj për të ndjekur koncertin, keni ende kohë. Klikoni në linkun më poshtë për të rezervuar biletën tuaj: https://bileta.t-ticket.al/biglietteria/listaEventiPub.do

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu