Tirana
clear sky
16.3 ° C
16.3 °
16.3 °
82 %
3.1kmh
10 %
Mër
24 °
Enj
22 °
Pre
26 °
Sht
20 °
Die
23 °
E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Ende 6 vakanca në Gjykatën e Lartë, KLGJ i dërgon Metës dy emra për institucionin më të lartë të drejtësisë shqiptare

spot_img

Lajme të ngjashëm

Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka dërguar sot presidenti Meta dy emra të tjerë për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë. Institucionit më të lartë të drejtësisë shqiptare i duhen ende dhe 6 anëtarë që të ketë një trup të plotë.

“Ndër të tjera, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi t’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, të kandidates znj. Margarita Buhali dhe kandidatit z. Enton Dhimitri”, thuhet në njoftim.

Aktualisht, Gjykata e Lartë ka 13 anëtarë nga 19 që parashikon ligji. Ditë më parë Meta emëroi dhe një tjetër gjyqtar në shkallën e tretë të drejtësisë, ndërsa pritet që në vazhdim të dekretoj dhe emërimin e Buhalit e Dhimitrit.

Sot, në datën 09.06.2022, KLGJ zhvilloi mbledhjen e radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:

Këshilli pasi shqyrtoi projektvendimet për kualifikimin/skualifikimin e dy kandidatëve, znj.{…} dhe z. {…}, për në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, për vitin akademik 2021-2022, vendosi kryerjen e verifikimeve të tjera shtesë.

 Më tej, Këshilli  vendosi të shpallë një pozicion të lirë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë. Shpallja i drejtohet gjyqtares znj. {…} së transferuar, aktualisht në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë për transferim të përkohshëm deri në 1(një) vit.

Këshilli pas shqyrtimit të  projektvendimit për kualifikimin e kandidates znj.{…} dhe vijimin e procedurave të emërimit në Gjykatën e Apelit {…}  dhe {…}, për dy pozicionet e lira, të shpallura me vendimet nr. 129 dhe nr. 135, datë 01.04.2021 dhe në Gjykatën e posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 128, datë 01.04.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, vendosi kryerjen e verifikimeve të tjera shtesë.

Ndër të tjera, Këshilli i Lartë Gjyqësor  vendosi t’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, të kandidates znj. Margarita Buhali dhe kandidatit z. Enton Dhimitri.

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi gjithashtu të refuzojë kërkesën  e gjyqtares znj. {…} për përfshirjen në skemën e delegimit.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img