Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Enca bëhet "e gjallë" pas lirimit nga burgu

Shkruar nga Newsbomb
Enca bëhet "e gjallë" pas lirimit nga burgu
Këngëtarja Ruenca Haxhija, e njohur me emrin e artit Enca i është kthyer normalitetit në rrjetet socale. Në instagramin e saj ajo ndau më ndjekësit një foto nga pishina, ku duhet se po shijon këto ditë me diell. Këngëtarja ka zgjedhur të jetë e heshtur dhe të mos kometojë gjatë lidhur me arrestimin e saj pak kohë më parë, por me anë të një postimi në “Instastory”, ajo u shprehu mirënjohjen të gjithë atyre që e kanë suportuar dhe i kanë dërguar komente pozitive në këto ditë të vështira për të. “Jam mirënjohëse dhe e bekuar për të gjithë suportin, komentet pozitive dhe dashurinë që kam marrë gjatë ditëve të vështira që kalova“, shkoi Enca në postimin e saj. Kujtojmë që Enca u arrestua disa ditë më parë nga Shërbimet e Komisariatit Nr. 1 në Tiranë, pasi në ballkonin e vilës së saj në zonën e Lundrës kishte mbjellë kanabis në vazot e luleve. Gjatë kontrollit të vilës së Ruenca Haxhiaj, janë konstatuar në pjesën e ballkonit pesë vazo lulesh me kanabis. Pak ditë pas arrestimit këngëtarja është liruar pasi Gjykata e Tiranës caktoi masën “detyrim paraqitje” për këngëtaren. Enca në lidhje me kanabisin që ndodhej në ballkonin e banesës së saj, tha se ishte konsumatore dhe se lënda narkotike ishte për përdorim vetjak.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by ENCA (@enca)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese