Tirana
broken clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
72 %
5.7kmh
75 %
Enj
14 °
Pre
8 °
Sht
8 °
Die
8 °
Hën
8 °
E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Emrin e ka në listën e Lulzim Bashës për zgjedhjet e 25 prillit, Bamir Topi largohet nga drejtimi i Frymës së re Demokratike?

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

21476d52fbd32f1a846ec4908686a5e1

FRD, partia e ish-presidentit Topi do të rreshtohet krah Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj në zgjedhjet e 25 prillit.

Lajmi është konfirmuar mbëmjen e djeshme kur PD ka dorëzuar në KQZ listën me 14 parti që do të garojnë së bashku në koalicionin opozitar. Mes emrave ishte dhe Fryma e Re Demokratike e Bamir Topit.

Rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme ka qenë sekretari i Përgjithshëm i FRD-së Sali Shehu që mbërriti në selinë e PD-së, por doli që aty pa asnjë marrëveshje. Por më vonë, “tymi i bardhë” doli dhe në listën e partive në koalicion me PD ishte dhe FRD-ja.

Bashkëpunimi mes PD dhe FRD-së së Bamir Topit është “shtyrë” nga ish-deputeti i PD Sali Shehu, tashmë sekretar i Përgjithshëm i partisë së Topit.

Por, mesa duket ky vendim nuk ka pasur dakordësinë e kreut të partisë Bamir Topi. Ky i fundit ka qenë kundër vendimeve dhe veprimeve të kohëve të fundit që ka bërë opozita dhe Partia Demokratike.

Burimet bëjnë me dije se Bamir Topi ka gjasa që sot të deklarojë dorëheqjen nga partia e tij, Fryma e Re Demokratike.

Nëse ka përplasje, a do të  ketë një “krisje” mes Bamir Topit dhe Sali Shehut? Ajo qe dihet deri tani, është se Bamir Topi nuk është vendosur si kandidat i sigurit në listën e PD, ndaj priten zhvillime ditën e sotme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img