Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

EMRI/ Vodhi gjatë natës një makinë, arrestohet 35-vjeçari në Kurbin

Shkruar nga Newsbomb
EMRI/ Vodhi gjatë natës një makinë, arrestohet

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kurbinit, pasi akuzohet për vjedhjen e një automjeti.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Agustin Preçi, 35 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se gjatës natës, në Fushë Milot, ka vjedhur automjetin e një shtetasi, të cilin ky i fundit e kishte parkuar në afërsi të banesës së tij. Nga verifikimet për këtë rast, ka rezultuar se 35-vjeçari ishte përsëritës për veprimtari kriminale në fushën e vjedhjeve.

Shërbimet e Policisë, në vijim të veprimeve në kuadër të operacionit “Ndjekja”, kanë lokalizuar dhe gjetur në fshatin Gorre, automjetin e vjedhur nga shtetasi A. P.

Njoftimi i policisë së Kurbinit:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndjekja”.

Vodhi gjatë natës, një automjet, identifikohet dhe vihet menjëherë në pranga 35-vjeçari. Shërbimet e Policisë lokalizojnë dhe gjejnë automjetin e vjedhur.

I arrestuari, me precedent të mëparshëm kriminal, po për vjedhje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, sapo janë njoftuar se në Fushë Milot, ishte vjedhur automjeti i parkuar i një shtetasi, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të vjedhjes dhe mbështetur nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Ndjekja”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi:

– A. P., 35 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se gjatës natës, në Fushë Milot, ka vjedhur automjetin e një shtetasi, të cilin ky i fundit e kishte parkuar në afërsi të banesës së tij. Nga verifikimet për këtë rast, ka rezultuar se 35-vjeçari ishte përsëritës për veprimtari kriminale në fushën e vjedhjeve.

Shërbimet e Policisë, në vijim të veprimeve në kuadër të operacionit “Ndjekja”, kanë lokalizuar dhe gjetur në fshatin Gorre, automjetin e vjedhur nga shtetasi A. P.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese