Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
94 %
0.5kmh
75 %
Mar
22 °
Mër
22 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
22 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

EMRI-VIDEO: Ky është “mallisti” 32 vjeçar që hyri me makinë te Sheshi Skënderbej, mori para disa mjete të tjera dhe rrezikoi qytetarët

spot_img

Lajme të ngjashëm

Arben Mema 32 vjeç, është shoferi i mjetit i cili terrorizoi kryeqytetin mesditën e sotme, duke u futur me makinë në mes të Sheshit Skënderbej. Pas disa manovrave të rrezikshme, ai u neutralizua nga një djalë i ri.

Newsbomb.al sjell videon e ngjarje së rëndë, ku Arben Mema shfaqet në mes të sheshit duke kryer manovra të rrezikshme, ndërkohë që aty ishte plot me qytetarë dhe fëmijë të vegjel.

Burime nga Policia bëjnë me dije se dyshohet se kemi të bëjmë me një person të droguar, përdorues të lëndëve narkotike, i cili ka marrë përpara disa makina dhe më pas është futur në sheshin Skënderbej.

Gjithashtu, Arben Mema tashmë i ndaluar nga Policia, ka përplasur disa makina të tjera dhe më pas ka shkuar drejt sheshit.

VIDEO NGA VENDNGJARJA:

1- Lexo edhe: Një person me makinë futet te Sheshi Skënderbej, disa persona e qëllojnë

2- Lexo edhe: U fut me makinë në mes të Sheshit Skënderbej, shoferi dyshohet se është i droguar

3- Lexo edhe: Neutralizoi 32-vjeçarin që terrorizoi njerëzit në mes të Tiranës, flet i riu HERO

Tiranë/Informacion paraprak

Në sallën operative ka ardhur njoftim se në sheshin “Skënderbej”, një drejtues mjeti ishte duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në adresën e dhënë kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe qytetarë të rastit kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e drejtuesit të mjetit, shtetasit A. M., 32 vjeç, i cili është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme hetimore.

Nga verifikimet paraprake të Policisë nuk ka persona të lënduar dhe dyshohet se drejtuesi i mjetit është nën efektin e lëndëve narkotike.  Gjithashtu, këtij shtetasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis.

Ky drejtues mjeti fillimisht ka përplasur tri automjete në vende të ndryshme duke shkaktuar dëme materiale dhe më pas ka thyer barrierat mbrojtëse dhe ka hyrë në sheshin “Skënderbej” duke rrezikuar seriozisht qytetarët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

spot_img

Më shumë

GSH

Koha Jone

Fjala

RD

Dita

spot_img
spot_img