Hapësire reklamuese

Aktualitet

EMRI/ Vëllai i 34-vjeçarit që u mbyt në Shëngjin e pa skenën tragjike nga bregu, shoku që po notonte me të s'e shpëtoi dot... (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Të tjera detaje tronditëse bëhen me dije nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot pasdite në Shëngjin. Mësohet se 34-vjeçari që u mbyt është Elidon Ndreka nga Ferizaj.

Ai po notonte tek zona e Ranës së Hedhun, ndërkohë raportohet se ka hasur një gropë e cila e ka fundosur dhe për pasojë ka humbur jetën. Duke notuar me të ka qenë edhe një shok i tij, i cili është munduar ta shpëtojë, por më kot.

Tragjike ishte fakti se gjithë skena është parë nga bregu edhe vëllai i 34-vjeçarit. Është njoftuar menjëherë policia, e cila e ka transportuar atë në spitalin e Lezhës, por Ndreka ka qenë pa shenja jete.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu