Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Emri Vata kandidon me "BF" në Kukës, por KQZ njeh Metën dhe Nard Ndokën, jo Berishën

Shkruar nga Newsbomb
Emri Vata kandidon me "BF" në Kukës, por KQZ njeh Metën

Emri Vata, kandidati i opozitës dhe Rithemelimit të Sali Berishës për Bashkinë e Kukësit, do të regjistrohet për zgjedhjet e 24 shtatorit nën siglën e koalicionit "Bashkë Fitojmë". Por, dy partitë përbërëse të koalicionit janë ajo e Partisë së Lirisë dhe Partia Demokristiane.

Në këto kushte, Rithemelimi i Berishës është përjashtuar si subjekt politik më vete pasi legjitimitetin për të përfaqësuar zyrtarisht Partinë Demokratike e ka Lulzim Basha.

"Regjistrimin e koalicionit Bashkë Fitojmë të përbërë prej partive politike të regjistruara tashmë si subjekte zgjedhore Partisë së Lirisë dhe Partisë Demokristiane, si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e Bashkisë Kukës, me shkronjat nistore të koalicionet BF dhe siglën përkatëse të koalicionit", u shpreh komisioneri Ilirjan Celibashi.

Lexo edhe: KAS rrëzon ankimimin e Berishës: Në zgjedhjet e Kukësit regjistrohet PD zyrtare

Thënë më thjesht, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar ankimimin e grupimit politik të Sali Berishës për t’u regjistruar në zgjedhjet për Bashkinë e Kukësit, raporton newsbomb.al.

Kandidati i Primareve, Emri Vata do të garojë nën siglën e koalicionit "Bashkë Fitojmë" që sigurisht ka bekimin e Sali Berishës, por Rithemelimi i tij nuk njihet zyrtarisht ndaj dy subjektet politike të koalicionit janë Partia e Lirisë dhe Partia Demokristiane.

Ashtu si në zgjedhjet e kaluara ku gjeti "strehim" te Ilir Meta, edhe në zgjedhjet e pjesshme Sali Berisha ka gjetur "strehim" te Nard Ndoka. Për sa kohë që çështja e vulës dhe logos së Partisë Demokratike janë në gjykatë dhe do të shqyrtohen nga e para, si grupim zyrtar njihet ai i drejtuar nga Basha.

Lexo edhe: Zgjedhjet në Kukës, KAS rrëzon kërkesën e PD për anëtarët e KZAZ-së

// Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese