Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qyteti Lezhës mbrëmjen e sotme ku një 34-vjeçar ka mbetur i plagosur.
Sipas njoftimit të policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 ku shtetasi Vicnens Pirroli 34-vjeç ka mbetur i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.
Menjëherë ai u dërgua në spitalin Rajonal të Lezhës, por më pas u nis drejt Tiranës për ndërhyrje më të specializuar.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vazhdojnë kontrollet intensive, këqyrjen e kamerave , identifikimin e personave të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-dalje të qarkut Lezhë dhe në bashkëpunim me DVP Shkodër punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Më datë 03.01.2022, rreth orës 19:00, është dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe më pas është dërguar drejt Tranë për ndërhyrje më të specializuar, shtetasi V.P, 34 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin, i plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta.