Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
61 %
3.1kmh
90 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

EMRI/ Tentoi të trafikonte 7 ton kokainë, ekstradohet në Itali anëtari i grupit kriminal që mbushi Romën me drogë

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Është ekstraduar drejt Italisë një 33-vjeçar shqiptar, i cili është arrestuar në Tiranë pasi akuzohet si i përfshirë në trafikun e 650 kg kokainë të kapur në Livorno.

Bëhet fjalë për Dorian Petokun, i cili u arrestua në 30 Janar të vitit 2019 në Tiranë dhe tashmë është në duart e drejtësisë italiane.

Ai ra në prangat e policisë falë operacionit të përbashkët me autoritetet italiane të koduar “Brasile loë cost”.

Dorian Petoku nuk është vetëm një trafikant droge, ai është një mbret i trafikut evropian të drogës dhe është një nga figurat më të spikatura të mafies shqiptare, e cila ka përmbytur Romën me kokainë, marijuanë dhe armë” shkruajnë mediet italiane.

Trafikanti shqiptar në bashkëpunim me shokun e tij nga Mali i Zi mbante kontakte me grupet lokale të trafikut të drogës në Brazil dhe prej aty kryenin transportin e kokainës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img