Tirana
scattered clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
40 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
Die
18 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

EMRI/ Shqiptari qëllon ish-gruan me thikë në bark, plagoset djali që shkoi për të mbrojtur nënën pasi dëgjoi ulërimat

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Via Montesanto, Itali. Një 51-vjeçar i quajtur Hysni Aliko ka qëlluar me thikë ish-gruan e tij, e cila ka marrë plagë të rënda.

Gruaja 40 vjeçe u dërgua me urgjencë në spital, duke iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa mjekët nuk kanë dhënë detaje për gjendjen e saj. Ai është  arrestuar menjëherë nga policia pas tentativës për vrasje të ish-bashkëshortes së tij. 

Ngjarja ndodhi gjatë natës së kaluar kur gruaja po kthehej në shtëpi dhe u sulmua nga ish-burri. Por ulërimat e gruas pas dy goditjeve me thikë shkaktuan alarm dhe pas pak mbërritën edhe dy fëmijët e tyre, që u përpoqën të largonin babanë.

I plagosur në këtë rast mbeti edhe djali, i cili u dërgua në spital. Hysni Aliko dhe gruaja ishin ndarë prej një muaji me vendim gjykate.

Më shumë

spot_img