Një 30 vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia britanike në Neëcastle, pasi u kap brenda një ferme kanabisi, me vlerë mijëra paund. Bëhet fjalë për shtetasin Endrit Neza, i cili po kujdesej për rreth 300 bimë kanabisi që kapnin një vlerë deri në 120 mijë paund.
Sipas medieve britanike, i riu shqiptar ishte rikthyer në Angli, pasi u deportua në vitin 2017 nën akuzën e grabitjes së një prone atje.
Neza u arrestua sërish në gusht të këtij viti, ndërsa gjykata britanike e dënoi për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike.