Një shqiptar është arrestuar në Britani, pasi është kapur duke u kujdesur për më shumë se 100 bimë kanabisi në një shtëpi në Southampton.
Mediat e huaja bëjnë me dije se shqiptari edhe më herët ishte dënuar dhe ishte dëbuar nga Britania, por duket e nuk ka vënë mend. Migen Elezi, u kap duke u kujdesur për të korrat me vlerë deri në 66,000 paund në pronën në Sirdar Road, Portsëood. Policia ishte informuar për fabrikën e kanabisit dhe rrethoi ndërtesën me oficerë duke përdorur një sharrë për t'u futur brenda.
Shqiptari në përpjekje për t’i shpëtuar policisë u hodh nga dritarja dhe theu kyçin e dorës. Por policia e ndoqi dhe e arrestoi.
Shqiptari tha se u kthye në Mbretërinë e Bashkuar kishte një borxh prej 15,000 £ për t'u shlyer trafikantëve të tij. Përpos deklaratave të tij shqiptari u dënua me 16 muaj burg.