Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shpërthim tritoli në derën e një banese në Vorë

Shkruar nga Newsbomb
Shpërthim tritoli në derën e një banese në Vorë

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në derën e një banese në Vorë.

Mësohet se banesa është në pronësi të V.K, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

"Më datë 05.01.2022, në Vorë, në fshatin Muçaj, rreth orës 22:00, në rrugë, para portës së banesës së shtetasit V. K.,  një person ende i paidentifikuar ka hedhur një sasi të vogël lëndë plasëse artizanale, pa shkaktuar as dëme në njerëz e as dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll