Tirana
few clouds
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
42 %
1kmh
20 %
Die
18 °
Hën
17 °
Mar
11 °
Mër
12 °
Enj
12 °
E diel, 2 Prill, 2023

EMRI/ Shpërndante heroinë, arrestohet 47-vjeçari në Berat

Lajme të ngjashëm

Një 47-vjeçar në Berat ka rënë në prangat e policisë për shitje të lëndëve narkotike.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë Zamir Zerellari, 47 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 47-vjeçari u kap në flagrancë në lagjen “30-vjetori”, teksa shpërndante një sasi lënde të dyshuar narkotike heroinë, të ndarë në doza.

Njoftimi i policisë:

Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza, arrestohet në flagrancë 47-vjeçari që ushtronte këtë veprimtari kriminale. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike heroinë, e ndarë në doza.

Të arrestuarit iu gjetën në banesë, mjet prerës, armë e ftohtë dhe sende të tjerë të kundërligjshme.

Shërbimet e Policisë së Beratit, të mbështetura nga inteligjenca informative, për një rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza, në kuadër të punës së vazhdueshme operacionale, kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, kanë goditur një rast të shpërdarjes në doza, të lëndës narkotike heroinë.

Si rezultat, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Berat vunë në pranga shtetasin Zamir Zerellari, 47 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 47-vjeçari u kap në flagrancë në lagjen “30-vjetori”, teksa shpërndante një sasi lënde të dyshuar narkotike heroinë, të ndarë në doza.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u ushtrua kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me dozat e lëndës narkotike, edhe 1 mjet prerës (thikë), 1 përforcues grushti, një sasi metadoni dhe një kartëmonedhë e dyshuar false.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

Më shumë