Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Elbasan, ku një grua është gjetur e pajetë në hyrje të pallatit në Elbasan në lagjen “Haxhias”.
Bëhet e me dije se gruaja që ka ndërruar jetë është shtetësja Liria Avdia. Dyshohet se ajo ka pasur në dorë një kovë ujë, kur ka rrëshqitur aksidentalisht tek shkallët dhe ka goditur kokën në beton.
Liria ishte një endacake, por kjo nuk e ndaloi që të ishte edhe një person i njohur në Elbasan. Ajo ishte shumë aktive dhe merrte pjesë në çdo miting të forcave politike, grumbullime njerëzish, në rrugët dhe sheshet e qytetit.