Tirana
light rain
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
67 %
4.1kmh
40 %
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

EMRI/ Qendrën e masazhit e shfrytëzonte për prostitucion, arrestohet 29 vjeçari në Tiranë, procedohet punonjësja

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia ka arrestuar 29 vjeçarin Ardit Buçi në Tiranë, pasi shfrytëzonte qendrën e masazheve që administronte për aktivitet prostitucioni.

Ndërkohë, është proceduar në gjendje të lirë E. M., 37 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.

Njoftimi i Ministrisë:

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme.

Shfrytëzonte qendrën e masazheve për aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit, vihet në pranga administratori.

Procedohet penalisht punëtorja e qendrës së masazheve. 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Double”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. B., 29 vjeç, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja E. M., 37 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.

Shtetasi A. B. administronte një qendër masazhesh në rrugën “5 Maji”, në të cilën kishte punësuar shtetasen E. M. Përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, në këtë ambient ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Më shumë




spot_img








spot_img