Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
35 %
6.2kmh
0 %
Hën
19 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

EMRI/ Prej 10 vitesh asnjë gjurmë nga djali, familjarët kërkojnë ndihmë te Berisha: Bëji thirrje autoriteteve greke të hetojnë mbi fatin e tij

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një shqiptar nga Shkodra është zhdukur pa lënë gjurmë prej 10 vitesh në Greqi. Kanë qenë familjarët, të cilët kanë bërë denoncimin te ish-kryeministri Sali Berisha.

Ky i fundit i bën thirrje autoriteteve greke dhe Kryqit të Kuq Ndërkombëtar që të hetojnë për fatin e djalit të zhdukur.

Nikolin (Çun) Kumbullaj kishte shkuar për punë sezonale në vitin 2010 në Greqi dhe një vit më vonë humbi kontaktet me familjen e tij. Familjarët gjithashtu në mesazhin e publikuar nga Berisha, i kërkojnë ndihmë këtij të fundit që të komunikojë rastin në ambasadë apo shtetin grek, duke ndihmuar sadopak në gjetjen e djalit të tyre.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Familja kerkon djalin e saj te zhdukur prej 10 vitesh.

Lexoni mesazhin e familjarit dixhital.

Ju bej thirrje autoriteteve greke te hetojne mbi fatin e djalit te tyre.

I bej thirrje Kryqit te Kuq nderkombetar te hetojne mbi fatin e tij. sb

I nderuar doktor ,ne nje familje nga Shkodra tani jetojn ne vende te ndryshme te botes familjart e saj . Dhe ne vitin 2011 ka humbure pa gjurm nje djal i quajtur Nikolin (Çun) Kumbullaj ka shkuar ne nje ishull ne Greqi me pune sezonale . Dhe me eshte humb pa asnje gjurm . Na e kerkojm me i nduhmu familjes. E deshta nga ty po qe ke mundesi dhe mundesh se te kemi lodh me shume pune . Me shiqu me pyet shtetin Grek apo me kontaktu ambasaden ,a mos ka dal nga shteti Grek .

Nikolini apo çka ndodhi me te . Ka 6 muaj qe e kerkoj pa kurfar interesi vetem te mundoheni me pa cka ka ndodh me te

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img