Hapësire reklamuese

Aktualitet

EMRI/ Policia arreston të shumëkërkuarin nga Korça, i dënuar për “Prodhim dhe shitje të lëndëvë narkotike”

Shkruar nga Newsbomb
EMRI/ Policia arreston të shumëkërkuarin nga Korça, i

Policia ka vënë pranga 46 vjeçarin Leon Kodra alias Leonard Kodra, banues në Korçë, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

46 vjeçari ëhstë i dënuar me 6 vite e 8 muaj burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Korcë dhe i liruar me kusht, pasi Gjykata e Apelit Korçë ka rrëzuar vendimin për lirim me kusht nga burgu duke e rikthyer për të vuajtur dhe 1 vit e 6 muaj e 23 ditë burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i Policisë:

Vihet në pranga një 46-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin:

Leon Kodra alias Leonard Kodra, 46 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë me 6 vite e 8 muaj burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Korcë dhe i liruar me kusht, pasi Gjykata e Apelit Korçë ka rrëzuar vendimin për lirim me kusht nga burgu duke e rikthyer për të vuajtur dhe 1 vit e 6 muaj e 23 ditë burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

46-vjeçari do ti dorzohet shërbimeve të DVP Korçë, për veprime të mëtejshme proceduriale.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll