Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.6kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

EMRI / Polici i burgjeve porositi vrasjen e dy personave që e dhunuan, i pagoi vëllezërve Beqiraj 3,500 euro

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një tjetër atentat i dështuar, i zbardhur nga Prokuroria e Durrësit, është tentativa për të ekzekutuar dy persona, pas porosisë të dhënë nga një polic i Burgjeve.

Policia e Durrësit deklaroi sot se vëllezërit vrasës, tashmë pas hekurave, kishin marrë 3,500 euro paradhënie për të siguruar mjetet për kryerjen e atentatit ndaj dy shtetasve me inicialet S.Z dhe I.H.

Vrasjen e tyre e ka kërkuar polici i Burgjeve, Flamur Bejko. Ky i fundit është dhunuar dhe ofenduar nga dy personat, dhe mesa duket ka kërkuar të hakmerret.

“Gjithashtu, dy vëllezërit janë kontaktuar dhe porositur edhe nga shtetasi F. B., që kundrejt pagesës të kryenin vrasjen e shtetasve S. Z. dhe I. H. Për këtë veprimtari kriminale, vëllezërit kanë marrë një shumë paraprake prej 3500 eurosh dhe kanë siguruar mjetet për realizimin e kësaj ngarjeje dhe konkretisht 4 kg eksploziv, si dhe një armë zjarri automatik, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, gjatë datës 3 tetor 2022”, bëri me dije policia.

LEXO EDHE: 

Zbardhet atentati në “Don Bosko”, vëllezërit vrasës “zbërthehen” në Polici dhe tregojnë autorin: Porosia nga Belgjika (EMRAT)

EMRAT- VIDEO / Në pranga efektivi dhe ushtaraku, Policia jep detaje për operacionin me 14 të arrestuar: Vëllezërit Beqiri tregojnë vrasjet me pagesë, porositë nga Belgjika

Më shumë




spot_img








spot_img